Valën e emigrantëve nga Lindja, Papa Françesku e quan një “pushtim Arab” të Europës. Duke folur për një grup besimtarësh franceze, kreu i Kishës Katolike tha se hyrja e një numri të madh refugjatësh është një zhvillim pozitiv për kontinentin e vjetër, pasi rrit shkëmbimin kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit.

"Sot ne mund të flasim për një pushtim arab. Ky është një realitet social, "tha kreu i Kishës Katolike Romake” në një fragment të fjalimit të, cituar në gazetën L'Osservatore Romano. "Sa pushtime ka njohur Evropa, gjatë historisë së saj! Por gjithmonë ka arritur t’i kapërcyer ato dhe të ecë përpara në përmirësimin e shkëmbimit të kulturave që sjellin këto pushtime ", shtoi Papa Françesku. Sipas Papës Europa është i vetmi kontinent që mund të sjellë një unitetin në botë, duke shtuar se për t’i shërbyer këtij "roli global" Evropa ka nevojë të "rizbulojë rrënjët e saj kulturore."