Në një perspektivë afatgjatë sistemet  e pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore nuk do të jenë të qëndrueshme për shkak të rritjes së popullsisë në botë por dhe zgjerimit të demografisë për moshat e plakura. Shqetësimi ësthtë ngritur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shefja e FMN, Christine Lagarde tha se se kombinimi i plakjes dhe rritjes së popullsisë globale do të reduktojë rritjen në ekonomitë e zhvilluara me 0.2% në afat të mesëm dhe 0.4% në vendet në zhvillim.

“Ajo që ne dimë është se qeveritë, fondet e pensioneve, si dhe individët e nënvlerësojnë seriozisht perspektivën e njerëzve që jetojnë më shumë se sa pritej. Nëse të gjithë kanë jetuar tre vjet më gjatë se sa pritej, kostoja e pensioneve mund të rritet me 50%. Ky zhvillim do të ndikojë në masë të madhe në bilancet e sektorit privat dhe publik dhe mund të minojë stabilitetin financiar”- theksoi Lagarde.

Sot popullsia e botës llogaritet në rreth 7.5 miliardë. Pas 40 vitesh planeti do të popullohet nga 10 miliardë njerëz. Fondi Monetar Ndërkombëtar konsideron se kjo do të ketë pasoja serioze në ekonominë globale, tregjet financiare, stabilitetin shoqëror dhe pa iniciativa për rregullimin e sistemeve të pensioneve publike dhe sistemeve shëndetësore ato nuk do të jenë të qëndrueshme parashikon FMN.

Një studim i FMN tregon se vetëm në vendet e zhvilluara, shpenzimet lidhur me moshën dhe do të rriten nga 16.5% e PBB-së në 25%  të PBB-së në fund të shekullit të 21-të. Sipas Lagarde, shpenzimet e mësipërme nuk mund të adresohen nëpërmjet huamarrjes, pasi borxhi do të xhirojë nga një mesatare prej 100% të PBB-së sot në 400% në vitin 2100.  Megjithatë zgjidhja nuk vjen as nëpërmjet taksave të rritura, pasi kjo do të çojë në rritje të normës së TVSH-së me rreth 20%, ose një rritje e taksave të sigurimeve shoqërore me rreth 25%.

Për të pasur më shumë konkurrencë në mes të siguruesit dhe ofruesit të shërbimeve, prioritet sipas FMN-së është rritja e moshës së pensionet paralelisht me jetëgjatësinë, masë që do të forcojë sistemin e pensioneve.

http://www.newmoney.gr/palmos-oikonomias/275147-lagkarnt-apoliti-anagki…