Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, njoftoi sot dorëheqjen disa orë pasi një turmë e acaruar njerëzish e përzuri atë nga rezidenca. 

Protestat ishin shprehje e një krize të zgjatur ekonomike të paprecedentë dhe turma e mbledhur në kryeqytetin Colombo kërkoi nga qeveria të marrë përgjegjësinë për keqmenaxhimin e financave kombëtare dhe situatën e keqe të furnizimit me ushqime dhe karburant. 

Turma shqeu dyert e presidencës, u fut nëpër dhoma; mediat raportuan njerëz që hidheshin në pishinë, të tjerë që qeshnin duke qëndruar në dhomat e pallatit, dikë madje që tundte një palë të brendshme për të cilat deklaronte se ishin të presidentit. 

Lideri ndërkohë kishte hipur në një anije dhe ishte larguar në një qytet në jug të kryeqytetit të vendit. Kryeministri Ranil Wickremesinghe, që pason në radhë pushtetin, thirri një mbledhje të liderëve politikë dhe shprehur vullnetin për dorëheqje si mënyrë për krijimin e një qeverie të unitetit. 

Kjo nuk e qetësoi turmën e irrituar e cila duhet thënë se ka kryer një pastrim të terrenit pas asnjë viktimë. Ajo ka mësyrë edhe shtëpinë e tij çka ka detyruar dorëheqjen e tij. Në detyrë mbetet aktualisht drejtuesi i Parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena.

Kjo është ngjarja e dytë politike dramatike në këto ditë, pas vrasjes të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.