Ka tashmë 3 ditë që Shqipëria deklaron se është nën një sulm kibernetik të paprecedentë. Sulmi kibernetik është quajtur aggresion nga kryeministri Edi Rama që ka folur edhe një kundërofensivë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Mirëpo përtej këtyre fjalive bajate, ne nuk dimë ende se çfaë lloj sulmi është: në kategorinë e sulmeve kibernetike, ky i fundit që klasifikohet si i ngjashëm me sulme të ndodhura në vende të tjera, ka një emër që mandej ta lidhim me skedën teknike të operimit të tij dhe nivelin e penetrimit e synimin?

Na duhet një emër për sulmin, kush mund ta ketë? Tani hymë edhe në Europë dhe transparenca – që nuk duhet ngatërruar me nudizmin – është kriter.