Shqipëria po synon tregun e turistëve rus, por ekspertët thonë se ambicjet apo parashikimet e autoriteteve shqiptarë janë më optimiste nga sa janë mundësitë. Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Shqipëria po mundohet të shfrytëzojë ngërçin e krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë për të thithur turistët rusë, duke nxitur një plan strategjik për turizmin. Por ekspertët rusë thonë se Shqipëria ka disavantazhe në infrastrukturë, çka nuk e bën atraktiv ofertën e saj për turistët rusë. "Para së gjithash Shqipëria nuk ofron shumëllojshmëri hotelesh të cilësisë së lartë si Turqia apo Egjipti. E dyta shërbimi "all inclusive" nuk është adoptuar nga hotelet në vend, duke e vështirësuar transaksionet me turistët rusë. Ajo që mund të quhet avantazh dhe armë e fortë janë plazhet e qeta dhe të virgjëra në Jon dhe Adriatik dhe çmimet që janë më të ulëtat në Europë"-thekson për mediat ruse një nga ekspertët e turizmit. Greqia është një nga alternativat kryesore të turistëve rusë, por kriza e refugjatëve dhe problemet ekonomike në vend kanë ndikuar negativisht në këtë drejtim.

http://finobzor.ru/show-8063-albaniya-hochet-stat-zamenoy-turcii-dlya-r…
http://www.difernews.gr/articles/56/Tourismos/128428/i-alvania-thelei-n…