Reforma në Arsimin e Lartë ka ricikluar një kriter të prekshëm për të gjithë: mesataren e shkollës së mesme. Ky është një kusht që ka ekzistuar dikur dhe është menduar të rivendoset. Në universitetin e Mjekësisë maturantët do të pranohen vetëm nëse kanë mesatare të shkollës së mesme mbi 8.5, kurse Politeknkiku mban kufirin e notës 6. Po sa efektive është kjo përzgjedhje e mesatares si kriter, kur në shkollat e mesme nuk ka besueshmëri për vlerësimin? “Me vendosjen e notes mesatare, shkollat e larta i druhen serish cilësisë se studenteve. Ky kriter do te penalizoje maturantet me te mire, veçanërisht ata te gjimnazeve te Tiranës dhe do favorizoje nxënësit e rretheve qe sipas rektoreve, përvoja ka treguar se nuk kane te njëjtin nivel, pavarësisht 10-ve te përbashkëta”, raporton Vizion Plus. Pra 10-ta me mik do të lehtësojnë rrugën aty ku mendohet ta vështirësojnë, ndonëse kriteri i mesatares është shumë arbitrar dhe përjashton të drejtën e barabartë në nisjen e shkollës së lartë. Më e udhës do të ishte që secili prej maturantëve të dinte mirë nivelin e shkollës ku po shkon, në mënyrë që të mos tentojë të hyjë aty ku nuk e përballon dot. Kjo vlen edhe për Mjekësinë, e cila në Shqipëri, me nivelin e mësimdhënies dhe vlerësimit p, nuk i shpëton dot përkufizimit të njohur: “Në shkollë mjafton të hysh se e mbaron”.