Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka deklaruar për RTL/ntv se presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë.

Lajmi i mirë është se Kremlini do një marrëveshje të dakordësuar. Suksesi i parë është marëveshja për grurin, e cila mund të zgjerohet në armëpushim…Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të bazuar mbi modelin kantonal zviceran

citohet ish-kancelari gjerman.

Ky është një ndër mesazhet e para të këtij niveli që flasin për armëpushim në Ukrainë, që duhet thënë se është një vend ku po fermentohet një krizë për të cilën Perëndimi vetëm për paqe nuk po investohet.