Seanca e sotme plenare degjeneroi në braktisje të opozitës, e cila ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me parlamentin, pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të mos çuar në Gjykatën Kushtetuese papajtushmërinë e mandatit të deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj. Ish-kryeministri Berisha kërkoi shkrirjen e parlamentit, ndërsa deputeti Eduard Halimi, aludoi se depuetët në fjalë janë të paprekshmit për të cilët flet ambasadori Lu. “Rrëzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e dy deptuetëve që kanë abuzuar me fonde publike, është grusht shteti për këtë gjykatë. Një vit më parë ne iu drejtuam Gjykatës edhe për Koço Kokëdhimën. Gjykata nxorri një vend ku thotë se maxhoranca nuk mund të bëhet mburojë, nuk mund ti kthejë deputetët në të paprekshëm. Ky Parlament nuk mund të jetë kurrë i banditëve dhe abuzatorëve”, tha Halimi.