Një 48-vjeçar nga Tirana u arrestua për nxitje urrejtjeje pasi hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ngjarja ndodhi në Gjirin e Lalëzit dhe u filmua me celular, për t’u postuar më pas në rrjetet sociale nga vetë autori. Sh.S. fillimisht u shpall në kërkim, për t’u kapur më pas në Tiranë pak kohë pas ngjarjes

Kështu raporton MCN Tv për një ngjarje që spontane apo jo, individuale apo jo, teatrale apo jo, sinjalizon një shqetësim që nuk mund të anashkalojë më.

Në thelb ngjarja nuk ka të bëjë thjesht me ngjyrën e flamurit, pra nëse është flamuri turk apo jo, nëse përfaqëson një shtet që shihet prej disave si shenjë e regresit historik, por me nevojën për ta kuptuar hapësirën publike si vendi ku identitetet bashkëjetojnë krahas atij shqiptar.

Ato sinjalizojnë edhe një mbingopje të debatit publik me çështje apo tema që nuk janë të dobishme apo të nevojshme dhe që thjesht mbivendosin stresin “ideologjik” mbi atë ekonomik. Nuk ka të bëjë thejsht me kombësi, fe dhe etni, por edhe me diskutime të tepërta, madje të stimuluara për pakica gjinore që bërtasin për të drejta të cilat i kërkojnë në mënyrë demonstrative për të gjeneralizuar tipare, sjellje apo gjendje që në fakt do duhen parë si personale. Por si thonë: kanë gjetur e bëjnë.