Në përpjekje për të maksimalizuar çdo votë kundër qeverisë, kryetari i opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi një takim me të ashtuquajturat Bashkimi i Sindikatave të Pavarura për të deklaruar se në Shqipëri e djathta dhe sindikatat janë të së njëjtës filozofi.”Ne jemi të“një gjaku” në kuptimin që edhe PD, edhe sindikatat e pavarura i ka lindur Liria. Ne jemi lidhur që prej fillimit e në vazhdimësi nga respekti për vlerat e përbashkëta që janë të shenjta për ne dhe për ju: puna, dinjiteti iindividit të lirë,i punëtorit, i qenies njerëzore, ishqiptarit. Ju jeni demokratë kur predikoni dhe luftoni për këto vlera. Ne jemi sindikalistë gjithashtu duke luftuar këto vlera”-deklaroi Basha.