Do të doja t'ju bëja me dije për një shqetësim timin në lidhje me shkeljen e laicitetit nga TVSh. Kjo media publike e mbajtur me taksat tona trasmeton çdo javë emisionin: "LIDHJE DIREKTE NGA VATIKANI". Nëse TVSH dëshiron t'u ofrojë shqiptarëve një mbulim të të trija feve zyrtare në Shqipëri, atëherë duhet të shihnim edhe predikime të drejtpërdrejta nga Patrikana e Kostandinopojës apo nga Meka. TVSH supozohet të jetë televizion laik, një hapësirë laike për të gjithë ne pa dallim feje, por Kjo që po shohim vepron si një media private.

Baki Goxhaj

 

PS: ResPublica u interesua pranë TVSH-së për këtë çështje dhe përgjigja(jozyrtare) që mori është se Lidhja Direkte me Vatikanin, shfaqet vetëm me rastin e Pashkëve dhe Krishtlindjeve. Kjo për të sqaruar pozicionin e redaksisë dhe jo për të vë në diskutim shqetësimin e z. Goxhaj.