Publikimi i fotos së sotme ku shfaqet deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, me një objekt në brez, i ngjashëm me pistoletë, ka shtyrë Policinë e Shtetit drejt një kallëzimi penal. Lajmi nuk është ende zyrtar por ai raportohet thuajse nga të gjitha mediat që citojnë burime nga policia. Procedimin penal të Strazimirit e kërkoi edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dje pasdite kërkoi pikërisht marrjen e masave. I pyetur rreth kësaj çështjeje në emsionin e Ilva Tares në Ora- Neës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se “e kam pyetur Strazimirin dhe më tha që nuk kisha armë”. Ai e ka quajtur pamjen si produkt të “qeverisë së fotoshopit”. Në çdo rast fotografia e Strazimirit ka tërhequr vëmendjen disi nga tema e ditës, protesta, duke i dhënë mazhorancës një argument për të kundërsulmuar ndaj opozitës.