Ish-kryeministri Berisha komentoi thirrjen e kryeministrit Rama drejtuar Partisë Demokratike për një dialog të nivelit të lartë politik. Duke theksuar rëndësinë që ka dialogu politik për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Berisha tha se reflektimi i kryeministrit erdhi pasi kishte bërë sikur nuk dëgjonte ndaj ftesave të kryetarit të opozitës Basha. “Ftesa e tij vjen pas 37 ftesave të Bashës dhe ky ka heshtur. Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën. Le të shqyrtohet, por të jetë një gjë e pregatitur dhe jo një shou mediatik. Mund të ketë edhe ndërmjetësues, e rëndësishme është të vendoset dialogu. Mendoj se dialogu është i domosdoshëm, pa dialog nuk mund të ecim në proceset integruese europiane. Se kush do ta ndërmjetësojë?”-deklaroi Berisha.