Rreth 2000 refugjatë dhe mbështetës të tyre grekë kanë manifestuar në Athinë për të kërkuar hapjen e kufijve dhe kalimin e tyre në Europë. Refugjagtët u niseën nga porti i Pireut dhe u grumbulluan fillimisht në sheshin Omonia. Ata marshuan drejt parlamentit grek dhe më pas u tubuan para selisë së Komisionit Europian në Athinë. Aty protestuesit dogjën një flamur të Bashkimit Europian.Protesta e refugjatëve në Athinë u zhvillua disa orë pasi në Idomeni refugjatë të tjerë ishin përkeshur me forca të policisë greke. Tensioni filloi kur forca të policisë tentuan të hiqnin një çadër e cila është ngritur mbi shinat e trenit, duke bllokuar për ditë me radhë linjën hekurudhore Selanik-Shkup.