Kjo është një foto e bulevardit të Tiranës. 

Kjo është një foto 200 m vijë ajrore nga bulevardi i Tiranës, në rrugën “Tefta Tashko” që lidh Pazarin e Ri me Ministrinë e Jashtme. 

Nuk është puna te kontrasti i dy “qendrave” në të njëjtin qytet, por te dy standardet e atij që drejton. 

Në rrugën “Tefta Tashko” ka ditë që punohet. Punimet u njoftuan me një letër pa firmë e vulë në mure, me datën 10 gusht si mbyllje dhe kështu nisi. U shtruan tuba të ujërave të zeza nga një krah. U mbyllën. Pastaj nisë ujërat e bardha, përherë nga një krah, u mbyllën. Në atë krah po ndërtohet një pallat dhe nëse pyet punëtorët të thonë se “ne jemi të firmës private”. Punët kryesore nisin me rënien e diellit, pa tabelë, thjesht me nxitim. 

Në një kronikë të MCN Tv vihet në dukje se as UKT dhe as Bashkia nuk njoftojnë për punimet. Por si mund të ndërhyjnë firma private në rrjetin e ujërave, këtë vetëm zdromsi Erjon Veliaj mund ta dijë.

Nuk do shumë imagjinatë të marrësh me mend se çfarë është duke ndodhur, vetëm se është fatkeqësi e madhe që në mes të ditës, në qendër të Tiranës ndodh një ndërhyrje ilegale. Kur ky zdroms i pakonkurueshëm të çon policinë edhe për shitje hudhrash.

Mundet edhe të shkojë ta inaugurojë rrugën, sepse duhe kronika dhe fotografi, por shkelje të tilla tregojnë se çfarë llumi qeveris në këtë vend.

A e mbani mend se cili ishte akti i parë i kryeministrit aktual?! Rregulloi Kryeministrinë “me ca miq”, duke na kujtuar se çfarë çobenjsh kanë ardhur në krye të këtij vendi, që me thënë të drejtën, hakçe - hakçe nuk është se meriton më shumë. 

s.zaimi