Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura. “Është një ditë me mjaft rëndësi për aviacionin civil shqiptar, sepse do të vendosim në funksion aeroportin e Kukësit”, deklaroi  ministri Haxhinasto, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në ofrimin e tarifave dhe çmimeve më konkurruese në rajon.  “Aeroporti i Kukësit do të fillojë menjëherë pas kësaj. Kjo do të krijojë mundësi të menjëhershme edhe për të hyrë edhe në marrëdhënie konçesionare me investitorë të tjerë”, deklaroi ai.

http://www.ata.gov.al/haxhinasto-shqiperia-vend-me-akses-te-plote-aerop…