Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri i pronave do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve. Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe që përfaqëson shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut tha për BIRN se shuma totale e kompesimit që u desh të paguhej në vitin 2014 ishte rreth 2.4 milionë euro, ndërsa për 2015 më shumë se 10.7 milionë euro. Për vitin 2016 kjo faturë pritet të jetë edhe më e lartë. “Norma e çmimit të tokës që Gjykata e Strasburgut përdor për të kompesuar ish-pronarët është më e lartë se ajo e qeverisë. Kjo krijon një barrë financiare për shtetin, që është arsyeja pse po përpiqemi të ndalojmë praktikën e vendimarrjeve të Strasburgut për pronarët shqiptarë të tokave” tha për gazetën Alma Hiçka, duke shtuar se në fillim të prillit do t’i prezantojë Gjykatës ligjin e ri të pronave të miratuar nga qeveria me shpresën se ajo do ta vlerësojë si një zgjidhje të qëndrueshme për ish-pronarët dhe t’i jap fund vendimarrjes në favor të tyre.