Në një takim me të rinjtë socialistë ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri i bëri thirrje anëtarësisë për pjesëmarrje masive në referendumin e 9 Prillit, duke folur për një vetidije të lartë demokratike që e çon partinë në këtë referendum. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk harroi t’i kthejë edhe një përgjigje opozitës për qëndrimin që ajo ka mbajtur pas ftesës së Ramës për Bashën. Ai tha se  është opozita që refuzon dialogun duke bllokuar reformën në drejtësi. Më herët ryetari i opozitës, Lulzim Basha tha nga Shkodra se opozita është  vendosur të mos tërhiqet nga kërkesa për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si parakusht për të votuar reformën në drejtësi. Basha iu përgjigj edhe kërkesës së Ramës për një tryezë pa ndërkombëtarët, duke deklaruar se ndihma e tyre është e domosdoshme.