Edhe Shqipëria është pjesë skandalit Panama Papers, ku persona të pushtetshëm kanë fshehur të ardhurat pëmes komoanive off shore. Vendi ynë është në hartën e shteteve të prekura, siç tregojnë njollat në hartë. Pavarsisht se të dhenat nuk janë publikuar ende, nga harta mund të kuptohet që të pakten dy kompani jane regjistruar në Shqiperi. Skandali që aktualisht dominon mediat boterore me shumë gjasa do të ketë efekt për 26 persona në Shqipëri. Sipas dosjeve të siguruara nga Panama Papers, 3 persona kane qenë përfitues të një kompani guacke në Shqipëri. Po ashtu, 23 persona të tjerë jane pjesë të këtyre kompanive guacka. Muaj më parë edhe një raport konfidencial i OSBE-së fliste për politikanë shqiptarë me milionë euro pasuri të padeklaruara.