E mbani mend Erion Veliajn kur përbetohej se do i jepte fund Armand Dukës?
Foli madje zdromsi i Republikës për “bole çeliku” dhe desh ia mbushi mendjen vetes se lufta me Dukën ishte vërtet e tij. 
Koha kaloi, Duka është. Aty ku ishte. Edhe zdromsi, ashtu siç i ka hije. U tha atëherë nën zë, siç ndodh këtu që Ceferin e detyroi Ramën të hiqte dorë nga beteja me kreun e FShF dhe në fakt ndalimi i sulmit përkon në kohë me vizitën e Ceferin. Por kjo mbetet e pakonfirmuar. E vërteta është se Veliaj e mbylli gojën si me urdhër dhe logjika në thotë se i thanë të mos lehte më. 
Dje, ky personazh dylli ka dalë në një e ka folur për Ilir Metën spiun. 

E njoh atë eksperiencë; Ilir Meta ka qenë kryetar Kuvendi. Kërkesa e Ministrisë tonë ishte se Shqipëria s’mund të krahasohej me Rusinë, per mos hapjen e dosjeve.

Ne vendosem që të imitojmë procesin gjerman. Ky ishte motivi i kësaj përpjekje kur bashkë me Gentën, bëmë atë propozim. Ilir Meta na tha në atë kohë se propozimi eshte shumë i mirë, por mos keni probleme në PS? Kur ne flasim me kolegët tanë, na thonë se ish sekretari i partisë s’mund të ishte sigurims, pra PS kishte zero komplekse.

Në atë moment, Ilir Meta sjell një pretendim tjetër dhe thote: nëse komisioni Bezhani dhe Mezini ka dhënë disa letra bakalli, që thotë se nuk keni dosje dhe s’je pjesë e Sigurimit edhe nëse nuk e gjen fare dosjen, atëherë mos të bëjmë një punë të dyfishtë. Unë e pranoj, isha i paditur në këtë fushë dhe thoja rëndësi ka të mos përsërisim punën.

Por nga ai propozim ka lindur një anomali, ku Autoriteti thotë se letrat e bakallit janë dhënë pa e kërkuar dhe pa hapur fare dosjen. Por nevoja tregoi që dosjet e veta edhe nëse nuk gjendeshin ose nuk kërkoheshin, në dallim nga ligji Bezhani dhe Mezini, ku dosjet ishin në Ministrinë e Brendshme, me ligjin që ne kaluam në 2015, të gjitha dosjet u vunë në dispozicion të Autoritetit

ka thënë ndër të tjera z. Veliaj. 

Emrin, se ka kush të vështirë t’ia gjejë këtij lloji, por dy gjëra: së pari duket se në këtë rast z. Veliaj po kursehet në lapërdhitë verbale ndaj Metës edhe pse aka rastin t’ia bëjë xhamat shoshë me llastiqet e atyre që nxjerr nga goja. Po pse ruhet ky zotëri? Çfarë halli ka? 

Janë pyetje që mund të deshifrohen te mënyra sesi opozita po luan me dosjet dhe denoncimet e veta dhe mesa duket në ato dosje ka viktima politike që nuk kanë sesi të mbrohen. Apo “spiuni Meta” e shpëton z. Veliaj nga një garë të cilën ao e ka shumë të pasigurtë.   

Njeriu që mezi ç’pret të luajë si “trim i rrallë pa shokë fare” po zhgënjen me këto mjaullima logjike që edhe nuk i shkojnë.