Gjykata Administrative e Shkallës së Parë zhvilloi dje seancën e dytë të betejës gjyqësore mes ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe Bankës së Shqipërisë e Kuvendit të Republikës si palë të paditura.
Në rolin e paditësit në këtë gjykim, Fullani kërkon shfuqizim të vendimit që e “zhveshi” nga detyra e Guvernatorit, pas skandalittë vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Ai kërkon t'i rimbursohem pagat e mohuara për 4 vite dhe të dëmshpërblehet moralisht për heqjen nga detyra. Përfaqësuesit ligjorë të Bankës së Shqipërisë i kërkuan dje Gjykatës të mos e pranojë padinë e ish-Guvernatorit pasi sipas tyre ai ka tejkaluar afatet për depozitimin kërkesës. Juristi i BSH pretendoi se ish-Guvernatori është shkarkuar konform procedurave, për shkak të shkeljeve ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe jo për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë