Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar gjatë sesionit plenar të Forumit Ekonomik të Lindjes në Vladivostok se pas sanksioneve të vëna së fundmi ndaj Rusisë, qëndron në thelb humbja e dominimit nga ShBA. 

 Katalizë e këtyre sanksioneve ishte rënia e dominimit të ShBA në ekonominë globale dhe politikën, si dhe padëshira kokforte dhe madje paaftësia e elitave perëndimore për të parë dhe pranuar faktet objektive 

ka thënë Putin. 

Ai ka folur për një çmenduri të Perëndimit që synon të imponojë modele sjelljeje ndaj të tjerëve, duke i privuar ata prej sovranitetit dhe nënshtruar ata dëshirave të veta. 

 Është e pamundur të izolosh Rusinë, shikoni hartën e botës. Rusia është ndoshta i vetmi vend në botë që mund të furnizojë veten tërësisht me burime natyrore…Për shkak të politikave perëndimore kriza ushqimore po thellohet. Kjo mund të çojë në një fatkeqësi humanitare të paprecedentë…Mund të kthehet në një tragjedi për vendet më të varfra. Sanksiknet ndaj Rusisë janë një kërcënim ndaj mbarë botës

ka shtuar ai.