Lulzim Basha deklaroi se fati i Parlamentit do të varet nga sjellja e mazhorancës, në raport me kushtet që ka vendosur opozita dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhunimi i rendit kushtetues do të thotë që vendi është në xhungël, s’ka më dallim mes policit dhe banditit, kryeministrit dhe kriminelit dhe anasjelltas”, tha ai për mediat, teksa theksoi se qeveria ka 4 javë që refuzon zbatimin e vendimit të gjykatës kushtutese.
“Ne do t’i përmbahemi kërkesës sonë për zbatimin e amendamentit tonë që përmbush kushtet, funksionimin e komisioneve hetimore, heqja e pranisë së deputetit që ka plagosur qytetarët me armë pa leje, këtu s’bëhet fjalë për një emër por për një parim. Nga kjo do varet edhe fati i funksionimit të parlamentit dhe hapat që do hedhim”,- tha Basha.