Ambasada amerikane në Tiranë ka pranuar si të vërtetë raportimin e “Zërit të Amerikës” për financimin rus të Partisë Demokratike gjatë vitit 2017. E ka pranuar përmes akteve të ambasadores dhe jo deklaratave. Në një njoftim të faqen e vet, ambasada njofton se:

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezulate

Cilat janë këto përpjekje? Janë ato që e vendosin një subjekt në kushtet ligjore amerikane për t’u shpallur non grata, një aludim ky edhe për Sali Berishën që sot celebron një intuitë të vetën politike. Pse?

Sepse ndonëse u shpall non grata, ai kërkoi një provë për akuzën që iu bë. Provë që nuk u dha, ndërkohë që beniamini i SHBA në Tiranë, Lulzim Basha, sot akuzohet me PROVË, ose të paktën atë që quajnë të tillë amerikanët. Ai ka marrë para nga Rusia. Sërish, pakkush e beson këtë brroçkull, por katapulta e baltosjes nga SHBA është e njëjta dhe dëmet e saj ndonëse nuk janë të njëjtë, duhen vlerësuar njësoj.

Sot SHBA nuk e shpall non grata Lulzim Bashën, sepse e kontrollon, diçka që është dyshim i arsyeshëm nisur nga rrethanat dhe kjo sërish konfirmon tezën e Berishës se Basha është shantazhuar dhe çedoi.

Atëherë cili është kuptimi i ecejekave të zonjës Kim? Asgjë në fakt. Të mbulojë diellin me shoshë dhe të amortizojë dëmin që krijoi vetë. Pasi formalisht ajo nuk mund të takojë Berishën që është ende non grata, jo der isa ta urdhërojnë. Në çdo rast, zonja në fjalë i detyrohet një ndjesë publikt shqiptar, meqenëse e mbyti në gënjeshtra dhe kërkoi vetë një rol publik shumë larg nga formati i ambasadores që do ta kishte mbrojtur shumë herë më mirë sesa protagonizmi i ekzagjeruar që kemi dëshmuar për kaq gjatë. Në fund të fundit, askush nuk po ha bar.