INSTAT nuk di të bëjë përllogaritje që realisht mësohen në shkollën fillore. Këtë koment  bëri ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për raportin e Institutit të Statistikave që e nxjerr këtë sektor me rënie. Duke iu referuar treguesve, ministri Panariti tha se bujqësia ka patur rritje të eksporteve me 25 %, e cila sipas tij  nuk mund të përkthehet në rënie  -0.5 %.  Sipas Panaritit,  INSTAT duhet të ndryshojë metodologjinë me të cilën nxjerr statistikat e saj, pasi bujqësia ka rritje dhe është veprim i thjeshtë matematikor, duke kujtuar se pyjet nuk duhet të futen në përllogaritje të këtij sektori dhe se nga ana tjeter agropërpunimi është ka  lidhje të drejtperdrejtë me buqjesinë dhe jo industrinë. Këto deklarata, ministri Panariti i bëri nga Mirdita, ku ishte për të inspektuar kantinën e prodhimit të verës.