Presidenti Nishani dhe kryebashkiaku Veliaj janë përfshirë sërish në replika, pasi kreu i shtetit një ditë më parë priti përfaqësues të shoqërisë civile që janë kundër ndërtimit të parkut të lokrave në Liqenin Artificial. Sot kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi diskutimin e planit të qendrës me banorë të një njësie në Tiranë për t’i treguar presidentit se karriera e tij politike është drejt fundit. “Do i bashkohet Strazimirit me patllake në brez të protestojë kundër lojërave të kalajmve, do hyjë në historinë botërore si i vetmi president që shkon të prishë lojërat e fëmijëve. Zoti president, do hysh në histori si njeri qesharak, mos e bëjë këtë, mos ja bëj këtë fëmijëve. Sot një parti politike që s’ka asnjë alternativë po përdor cdo lloj mënyre duke bërë qesharak në sy të popullit të vet presidentin.  Je aty ta bashkosh kombin, jo ta përçash. Po e mbyll karrierën me turp”. Ndërsa kreu i shtetit u përgjigj me një vizitë në Kodrat e Liqenit duke akuzuar Veliaj si rrugaç dhe matuf që e konsideron pronën e shtetit si pronë personale.