Portali “tesheshi.com” ka paraqitur këtë shpjegim për ikjen e njerëzve nga Shqipëria:

Ne sot jetojmë në kohën që e keqja dominon mbi të mirën, si pasojë e medias, e cila po përjeton pushtetin më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë mbi mendjet e shpirtërat njerëzore. Për këtë arsye, nga pushteti i katërt është kthyer dhe në pushtet të parë, paçka se nuk merr vendime ekzekutive si pushteti i parë klasik. Por ajo po formëson psikologjinë e turmave. Ikjet janë sot psikologji turme, të cilën nuk ka qeveri, sado të përkryer që mund të frenojë. Por kjo nuk e zhbën shpresën e së nesërmes. Në të menduarit historik për të tashmen, kuptojmë se çdo vend a çdo popull, në kohë të ndryshme ka përjetuar sfida e kohë të vështira, edhe shpopullimesh. Por me kohë është kuptuar se nuk ka qenë fundi por fillimi i një kohe të re

Më në fund një shpjegim bindës që të bën të…ikësh.