Partia Demokratike doli sot me një deklaratë, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë ligjin e pronave të ankimuar nga Presidenti dhe partitë opozitare. Deputeti, Oerd Bylykbashi tha se PD është një parti në mbrojtje të ish-pronarëve. "Ne qëndrojmë në mënyrë absolute të drejtës së pronarëve për të rimarë pronën që në mënyrë të padrejtë u është marrë para më shumë se 70 viteve. Do të garantojmë në mënyrë maksimale që kjo e drejtë të shkojë në mënyrë përfundimtare dhe të plotë tek pronarët. Duke marë parasysh faktin që në 25 vite ka patur dhe padrejtësi, kjo nuk është arsye që kjo qeveri, e cila buron drejtpërdrejt nga koncepti i shpronësimit të vitit 45, me këtë vjen sot përpara kësaj gjykate, të ketë të drejtën për të rishpronësuar së dyti"-theksoi Bylykbashi. Nëse siç thotë Bylykbashi në 25 vite ka patur padrejtësi , kjo është pikësëpari përgjjegjësi e Parrtisë ku ai bën pjesë që nga miratimii ligjit 17501. Të paktën moralisht Partia Demokratike nuk mund të bëjë avokatinë e ish-pronarëve, vetëm e vetëm për të mbajtur pardesynë e një partie të djathtë.