Në një editorial të sotshëm në gazetën “Tema” shkruhet se dosjet e Sali Berishës në SHBA datojnë që nga viti 1994 dhe ato janë përpiluar nga “një proces i gjatë disavjeçar i qeverisë amerikane për gjithë veprimtarinë e tij dhe familjes së tij, si një familje e korruptuar dhe si një politikan që ka minuar demokracinë në Shqipëri”. Të zë ankthi kur lexon këtë komplot të një familjeje ndaj demokracisë shqiptare dhe politikës së pakorruptuar "të shtetasve me emrin Taulant".

Së dyti, në të njëjtin editorial flitet në emër të mbarë Shqipërisë: sesi Shqipëria i është mirënjohëse SHBA dhe Yuri Kimit, se ajo bëri qesharak Sali Berishën, a thua jeta jonë nis e mbaron me këtë të fundit dhe sesi për shkak të veprës së madhe të Kim:

Sali Berisha dhe familja e tij janë të dënuar të përjetshëm për korrupsion dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Ata nuk kanë asnjë perspektivë politike dhe aq më pak shtetërore

Mund të jetë edhe kështu, vetëm se ne dimë se jetojmë në një demokraci që na e solli Edi Rama me mediat e veta dhe është vota që e cakton perspektivën politike të njërit apo tjetrit. Jo editorialet e gazetave. Ja një meritë e Yuri Kim që duhet t’ia njohim: si një ambasadore e dështuar që ia uli në maksimum autoritetin moral SHBA në Shqipëri, ajo bën qesharake të gjitha mediat që duan ta mbrojnë si shenjtore.

s.zaimi