Filozofi francez Alain Finkilekraut është përfshirë në një diskutim publik rreth deklaratave të nobelistes Annie Ernaux, sipas së cilës Nobeli është një institucion për meshkujt.

Kjo manifestohet përmes një shijeje të traditës, zakoneve. Më duket se ngjitja në traditat, është ndoshta më mashkullore, në fund të fundit kështu transmetohet pushteti

 është shprehur Ernaux në një intervistë për AFP.

Mbi këtë koment të shkrimtares së parë femër nga Franca që merr Nobelin, Finkielkraut ka deklaruar se:

Nobeli për letërsinë është shndërruar në një çmim Nobel për ideologjinë

është shprehur ai duke iu referuar edhe deklaratës së Ernaux se “do të shkruaja për t’u hakmarrë për rracën e saj”.

Në një intervistë për Europë 1, Finkielkraut ka shtuar edhe se qëndrimi në Francë i ministers së Arsimit se duhet bërë më shumë që shkolla të zbusë pabarazitë, është i gabuar pasi:

shkolla duhet të zbusë injorancën