Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse ka dalë me një deklaratë ku ka mohuar që në Kishën Ortodokse të ketë konflikte të brendshme. Deklarata i referohet reagimeve të Nikolla Markut pas fronëzimit të Imzot Andonit, si Mitropolit i Elbasanit. "Janë bërë përpjekje të hidhen dyshime rreth një konflikti të paqenë në gjirin e Kishës Orthodhokse. Individi i vetëshpallur klerik, Nikolla Marku nga Elbasani, nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nuk njihet si klerik nga asnjë Kishë Orthodhokse, nga asnjë Kishë e Krishterë dhe nga asnjë Komunitet tjetër fetar, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Shteti shqiptar njeh zyrtarisht vetëm Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. E vetmja lidhje që Nikolla Marku ka me Kishën Orthodhokse është fakti se për vite me radhë dhe në mënyrë sistematike ka sulmuar, fyer dhe denigruar me shpifje të paturpshme Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe drejtuesit e saj. Tregues i karakterit dhe i nivelit të tij të ulët është gjuha vulgare dhe e papërgjegjshme që karakterizon të gjitha deklaratat dhe veprimet e tij"- thuhet në deklaratën e Sinodit. Sipas Kishës Nikolla Markuduke sulmuar e denigruar klerikët e nderuar të Komuniteteve të tjera fetare, ka cenuar edhe harmoninë fetare me të cilën Shqipëria krenohet si vend.