Beogradi zyrtar ka lëshuar ankesën e parë publike për rekrutimin nga njësitë grupit Wagner të qytetarëve serbë. Gjatë një transmetimi televiziv, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç bëri pyetjen retorike: 

Pse ju, duke nisur nga Wagner, bëni thirrje kujtdo në Serbi kur e dini se kjo shkon kundër ligjit tonë? 

Qëndrimet e tij vijnë pasi agjencia ruse, Ria Novosti publikoi pamje të dy njerëzve të maskuar në rajonin e Zaporizhias që deklaroheshin si vullnetarë serbë. Çështja është politike për Beogradin, pasi vullnetarë serbë luftuan krah Rusisë në vitet 2014-2015, ndërkohë që aktualisht Serbia po përpiqet të mbajë një linjë delikate politike teksa ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës, por nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Diçka që nuk po tolerohet në Perëndim.