Sali Berisha, në cilëndo cilësi të mundshme brenda suazës së politikanit, ka kërkuar sot dorëheqjen e menjëhershme të kryeministri Edi Rama. Nisur nga skandali i fundit që përfshin një zyrtar të lartë të FBI-së amerikane dhe në përgjimet e të cilit përfshihet edhe emri i z. Rama, Berisha, në emër të Partisë Demokratike, e ka cilësuar dorëheqjen si opsion të panegociueshëm.

Pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër

tha Berisha që e quajti Ramën një kalbësirë, monstër, demon të pushtetit.

Berisha ka deklaruar se Rama angazhoi shërbimet sekrete ruse kundër PD-së duke përdorur petkun e FBI-së, një akuzë që është shumë e rëndë për amerikanët, që po marketohen tashmë si të keqpërdorurit e mëdhenj në Tiranë, për llogari politike që janë shumë larg konsideratave të një shteti kaq të rëndësishëm si SHBA. 

Një dramë e tmerrshme e sigurisë që zhvillohet sa në Tiranë aq edhe në SHBA 

shtoi Berisha.