CNN i ka lënë hapësirë sot çështjes McGonigal, duke mbajtur në vëmendje karrierën e tij, referencat e kolegëve dhe dëmin eventual të shkaktuar prej bashkëpunimt të tij. Duhet thënë se çështja në fjalë po merr drejtimin nga hetimi i korrupsionit, jo spiunazhit dhe që këtu vjen në vëmendje adresa shqiptare e Charles McGonigal.

CNN shkruan se referuar akuzës së ngritur, Neza e ka paguar McGonigal për të lobuar te zyrtarët e lartë amerikanë, te të cilët kishte akses, për llogari të personave nga Bosnja që kërkonin takime në nivelit politik. Neza këtu ndel në rolin e ndërmjetësit që në vitin 2016, kur McGonigal ishte ende në detyrë.

McGonigal supozohet se ka marrë 225 000 dollarë për ndihmën që dha në atë rast duke gënjyer FBI-në për aktivitetet e tij, përfshirë këtu udhëtime të shumta në Europë, të paguara nga kontakti i tij shqiptar dhe që i kryente pa informuar Byronë, si dhe marrëdhënien sekrete që mbajti me kryeministrin e Shqipërisë

shkruan CNN.

Kujtojmë këtu se kryeminstri Rama në deklarimin e vet të parë mbi këtë çështje është shprehur se e ka takuar në cilësi zyrtare McGonigal dhe mandej si mik, diçka që nuk përkon me akuzën që ngrihet këtu dhe shtron rrugën që dyshimet e ngritura të shkojnë drejt provës. CNN citon ish-kolegë të tij dhe aktualisht në Byro, sipas të cilëve sjellja e McGonigal është shumë më e rëndë në dosjen shqiptare sesa në lidhje me oligarkun rus Deripaska me të cilin kontaktoi pasi u largua nga FBI-ja.

Veçanërisht shqetësuese, shprehet personi, është supozimi se McGonigal provokoi hapjen nga FBI të një hetimi penal për një qytetar amerikan në të cilin ish-agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare(Neza) presupozohej të kishte rolin e burimit – por për të cilin McGonigal nuk bëri të ditur marrëdhënien financiare që kishte me të.

Kjo është pabesueshmërisht serioze, kaq qartazi gabim – nëse ai ka bërë këto gjëra, kjo nuk është më në zonën gri

citon CNN një ish-zyrtar të lartë të FBI-së.

Parashtrimi këtu të çon në arsyetimin logjik se dëshmia e Edi Ramës, njerëzve të tjerë me të cilët McGonigal bënte piknik gastronomik, të ketë vlerë shumë të madhe. Dhe është pikërisht kjo arsyeja pse Edi Rama, llapësi kryesor publik në Shqipëri, ka ditë që po hesht e po hesht e po hesht.

s.zaimi