Ndërtimi i 11 Hidrocentraleve në Luginën e Valbonës po has në kundërshtimin e banorëve të zonës. Pas letrës së hapur drejtuar kryeministrit Rama për anullimin e 11 vendimeve të marra nga qeveria e kaluar, ish-ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka tha se do të kërkohet referendum për pezullimin e këtyre projekteve. Në një intervistë për Neës 24, Lauka tha se firmat vendimet e marrë nga qeveria e kaluar po zbatohen me zell të madh nga qeveria aktuale. “Në qoftë se Valbonën e prangosim me 11 hodrocentrale me tubacione metalike, Valbona kthehet në një lumë të vdekur. Është shkelur e drejta mjedisore, pasi për projekte të tilla duhet të ketë vlerësim për ndikimin në mjedis. Në të gjitha rastet ky raport ose është bërë formalisht, ose nuk është bërë fare ose është bërë i gabuar. Dhe kur është bërë raporti nuk përmban vlerësim shkencor për dëmet dhe masën e kompesimit për dëmin që mund të shkaktohet. 2 mijë banorë jetën e tyre  kanë të lidhur me turizmin dhe ndërtimi i 11 hidrocentraleve nuk është strategji zhvillimi sepse zhvillimi qëndrueshëm i përshtatet mjedisit”’-thekson Lauka. Çështja e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë është ngritur nga Të Gjelbrit edhe në Parlamentin Europian, ku i kërkohet qeverisë  shqiptare të mos avancojë me projekte që tjetërsojnë ekosistemin e paqeve natyrore.