Tërmeti në Turqi është shfrytëzuar për të përcjellë mesazhe diplomatike që përndryshe do të kalonin si rutinë. Ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan, i ka deklaruar homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu se Armenia është e gatshme dhe e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve normale mes të dyja vendeve.

Do të doja t’ju siguroja se ne duam të rivendosim paqen në rajon dhe të sjellim në normalitet marrëdhëniet me Turqinë për një përmbushje të marrëdhënieve diplomatike me të

ka thënë ai.

Marrëdhëniet diplomatike mes mtë dyja vendeve nisën në vitin 2009 dhe në vitin 2018 Armenia njoftoi anullimin e protokolleve të firmosura në Zyrih. Në vitin 2021 të dyja vendet caktuan përfaqësues të posaçëm për rikthimin e marrëdhënieve. Problem kryesor mes të dyja vendeve është i ashtuquajturi Genocidi Armen i fillimit të shekullit të 20-të.