Ne Adamet e Shqiperise e Kosoves kemi qene ketu ku jemi dhe, ndryshe nga mendimi i autorit te ketij shkrimi, nuk kemi perse te fshihemi apo te turperohemi. "Ku ishe ti Adam" ne kontekstin origjinal, eshte pyetja e cila i behet njeriut qe me heshtjen e tij eshte bere bashkefajtor ndersa komenti im eshte nje kundershtim i bashkefajesise kolektive.Autori kritikon (ose me sakt derrmon, pa u shtyre me larg se verbalizimi i emocioneve te tij) krizen intelektuale, institucionale, politike dhe se fundi sociale te shoqerise kontemporane te asaj pjese te Shqiperise qe e quajne Kosove dhe eshte fort i rrepte me opnionet e tij. Por autori anashkalon plotesisht kontekstin historik dhe refuzon qe te tejkaloje dhembjen per situaten aspak te mire te sotme duke nxjerre mesime nga e shkuara. Dhe keto mesime jane: shoqeri te sapodala nga lufta e gjate (gati 100 vjet nen sundim ushtarak serb!) kane krize identiteti, ekonomike dhe sociale. Sigurisht qe anarkistet kokeboshe gjejne vend ne panoramen politike te vendit. Kete eksperience e ka kaluar Gjermania dhe Rusia e plot vende madje dhe te Europes Perendimore pas Luftes se Pare Boterore. Ne mungesen e nje plani rindertimi, ne vite te nje depresioni ekonomik te papare njeqind vjetet e fundit, Kosoves do ti duhen me shume se 20 vite te behet Manhattan...Immaturiteti dhe dobesia e shoqerive te paslufterave jane ligj i natyres dhe jo tragjizem i fatit te Kosoves.Krizat ekonomike pasohen nga levizje migratore. Ky eshte nje tjeter ligj i natyres. Po e ben Greqia, Italia dhe Franca aktualisht. Krahasimi i dinjitetit te shpernguljes se Grekeve me 'turpin' e Kosovareve nuk eshte i sakte. Greket e kane levizjen legale, Kosovaret jane akoma te mbyllur ne kafaz nga ku vetem ilegalisht mund te dalin. Kosova eshte nje vend i varfer dhe shume i mbi-populluar per burimet qe ka; levizjet migratore jashte vendit jane gjeja me e natyreshme dhe sado te na vije keq, po te arsyetojme me tru dhe jo me zemer kjo eshte e paevitueshme. Levizje te tilla ka patur nga Republika e Shqiperise ku mbi nje milion te rinj u larguan me anije apo me not. Cfare ndodhi me vone? Asgje, shume prej tyre u rregulluan me pune, shume u kthyen prape ne vend te vete dhe Shqiperia eshte prape aty ku ishte - dhe me e forte se me perpara. Mua me dhimben ata njerez qe po lene Kosoven se asnje nuk e le shtepine nga qejfi. Kosove per mua jane banoret e saj; muret dhe malet nuk kane shpirt. Te tjerat do te kalojne dhe do te permiresohen, sic u permiresuan ne Shqiperi 10 vitet e fundit.A eshte Kosova vertet vend i deshtuar sic arsyeton ne menyre acaruese autori? Une personalisht mendoj se nje publicist ka pergjegjesi perpara opinionit te mos leshoje tantrum-e te tilla emocionale por te jete logjik ne mendimet e tija. Kosova eshte nje vend ne rindertim dhe jo ne deshtim. Te japesh verdiktin se ajo histori ka mbaruar dhe tashme erdhi rradha te gjejme fajtoret eshte te mbrosh idene se anija u mbyt dhe se bejne mire pasagjeret te tere te hidhen larg saj, te dalin sa me te palagur ne brigje te huaja dhe te lene rehat arsyet qe e mbajne Kosoven mbrapa. Keto aresye jane me te thella se nje apo dy politikane pergjegjes, nje Vetvendosjeje qe di te shkaterroje por jo te ndertoje dhe nje shumice fajtore ne heshtjen e saj. Faktoret jane nje prapambetje sociale, e vertete por plotesisht e tejkalueshme ne nje shtet te ri dhe nje shoqeri vitale si ajo ne Kosove. Me shume dhimbje apo me pak, kjo eshte ceshtja; por e sigurte eshte se me pak fare vullnet te mire dhe me durim te kombinuar me kembengulje per te permiresuar gjerat gradualisht, gjerat behen. Edhe njehere, me vullnet, kembengulje dhe durim - jo me kenge kukuvajkash.
Ky koment është postuar në shkrimin "Ku ishe ti Adam" të Mehmet Krasniqit.
Shkrim i gjate per nji
Shkrim i gjate per nji pergjigje te shkurt.
Identitetin e shqiptarve e zhgatrroi pushtuesi turk-osman. Nji popull pa identitet ban çdo gja, ndryshe nga popujt me identitet si psh popujt europian dhe ballkanik.
“….Mbas vdekjes së
“….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperisë pikrisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances dhe idetë fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europe të Re me nji etje gargantuese (jashtëzakonisht e madhe) per njohuni të reja, per hapsina dhe nji bote të re me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në Perendim….“.
Pjesë e nxjerrun nga “Pershendetje të gjithë vllezenve dhe motrave shqiptare: Gëzuar vitin 2000“, nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.
Identiteti eshte shume
Identiteti eshte shume relativ, varet ne cilin moment te historise vleresohet; per shembull gjemranet dhe polaket nuk kishin kurrefare identiteti deri ne fund te shekullit XIX apo fillimit te shekullit XX, por sot ato kane nje identitet kombetar shume te forte. Pra identiteti eshte me i forte dhe i suksesshem ne vartesi te momentit historik. Pak shtete te vogla ja dalin te ruajne identitetin kombetar nga zhdukja, e kane bere basket, cifutet e ca pak te tjere. Dhe Shqiptaret nuk ja kane dale edhe aq keq, sepse ne te pakten 1000 histori te dokumnetuar ja kane dale te mbijetojne kulturalisht. Prandaj mua nuk me duket e drejte te shikojme ne menyre jo dinamike identitetin e sotem kombetar shqiptar dhe te deshperohemi. Eshte njelloj si te shash nje femije vetem se eshte me i dobet se nje i rritur...Ndersa per ceshtjen e nderprerjes se vazhdimesise se nje kulture Perendimore ne Shqiperi, me duket se ato muhabete jane te tejkaluara. Ne ne Shqiperi nuk merremi me te tashmen por me te kaluaren; sikur te mos ishte komunizmi, sikur mos te ishin Osmanet, sikur te mos na kishte rene Bizanti per pjese... Sikur te kishin ndodhur tere keto gjera nuk do te ishim Shqiptare sic jemi sot! Tashti historia qe po flasim ka mare fund qe perpara se te lindnim ne. Pyetjet jane me konkrete, a duhet te turperohemi ne per identitetin tone? A mund te behemi si komb, me te mire nga sa jemi apo ta quajme veten rast i deshperuar? A jemi si gjithe te tjeret apo jemi me te keqij se te tjeret?Une mendoj se nuk jemi a me mire e as me keq se te tjeret. Jemi nje komb si shumica, qe duhet te bejme zgjedhjet tona ne udhekryqet e historise.
Duket se ti "Fillestari" je
Duket se ti "Fillestari" je tamam FILLESTAR.
Paul, fillestari ka bere nje
Paul, fillestari ka bere nje koment serioz dhe ka paraqitur nje pikepamje qe nuk perputhet me tenden, sigurisht. Dhe ka vene nje nickname modest. Prandaj si nga Europa qe je ose kundershtohet komenti me argumente, qe jo domosdoshmerisht duhet t'i shesesh per te vertetat e fundit, ose mos fyej.
Po duke pasur parasysh se ke vite qe rrotullohesh rreth te njejtave komente qe i perserit sa nga nje faqe ne tjetren, nuk pres ndonje te re. Pershendetje nga nje turk-osman apo musliman, si te duash ta quash.
Duket qe zotnia e tij Paul
Duket qe zotnia e tij Paul Tedeschini eshte nje mbarimtar, dmth eshte fare afer fundit, qe kur te vije do te na shpetoje nga nje bezdi e gjate dhe monotone shume e ngjashme me pllakat e thyera te gramafonit, ose si ata qe i bien fyellit ne nje vrime dhe jo sepse fyelli nuk ka vrima te tjera po gishtat e fyelltarit kane ngrire prej kohesh ne nje vend dhe nuk levizin dot. Paul, ke nevoje per pak ajer te paster...
Plaku Xhuxhumaku thote:
Plaku Xhuxhumaku thote: "Paul, ke nevoje per pak ajer te paster..." -- Prandaj ndrrova vend un. Ha,ha,ha
A nuk arrini ta kuptoni ju inteligjentet se ato 500 vite turk-osmanllij do ta ndjekin popullin shqiptar edhe per shume shume kohe?
Kam shetite ne shume vende te Europes te Prendimit dhe te Lindjes, por vizita qe me ka lane ma shume mbresa asht ne Budua e Hercegnovi ne Mal te Zi - Cernegore. Ka te drejte Mustafa Nano kur thote "Ta bejme Shqiperine si Malin e Zi".
Pse do te thoni juve me ka bere me shume pershtypje Mali i Zi. Me gjithse ai vend ka qene nen sundimin turk-osman dhe nen komunizem (paste qene ky pak ma ndryshe nga i joni) aty shihet haptas kultura romake dhe veneciane e paprishur. Sa vjen nga Ulqini, Tuzi dhe ne Shkodren time te dashur, pamja ndryshon krejtesisht. Te there zemra qe populli shqiptar u dhunua dhe u deformua shume gjate 500 vjetve ma shume se pjeset e tjera te Ballkanit. Por ju jeni mesue ne batakun shqiptar te sotem dhe te tjert ju duken si ekstraterrestri-jashtetoksor.
S'ka gajle. Mjafton qe ju te jetoni te knaqur me kete ambjent. Edhe un jam i knaqur me ambjentin ku jetoj tash nji çerek shekulli, qyshe se rà diktatura. Kete pritshe un dhe qindra mija shqiptar.
Kalofshi mire e mos u merakosni per mue fare.
O t'paste lokja o Paul
O t'paste lokja o Paul Tedesku, po c'ke qi kruhesh, apo don me na tregue se sa mire jeton tash nji cerek shekulli. Kjo asht tipike per varfanjakt, vec me u murr se sa mir po ia kalojne e sa fort po u shijoka grosha jasht Shqypnije. A po ma heq nji kuriozitet? Gjithmone po deshte, po nuk deshte s'ka gajle. Po ti a je shqiptar a cka je? Arsyja qi ta baj kyt pytje asht se ti her thue se je shqiptar, e here thue se nuk je, madje i perbuz shqiptart. Edhe ti kalofsh mire e kur ta kanda mos harro t'shkruesh ketu per t'nji milionten here at komentin tand t'famshem me turko-arabo-osmanllij.
Plako thote " Arsyja qi ta
Plako thote " Arsyja qi ta baj kyt pytje".
Shkodrant qe jane tamam shkodrane me kulture nuk thone "kyt", por thone "ket". Ti pra qenke rrite ne lagjen ma injorante te Shkodres e un diskutoj me ty. Gabim. Naten emire e selam miqve te tu.